Amatrice, qyteza që nuk ekziston më (FOTO)

24/08/2016 00:00

Italia qendrore u godit në orët e parë të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fuqishëm, i cili la pas më shumë se 20 viktima dhe dëme të shumta materiale.

Zona më e goditur nga tërmeti 6.2 ballësh ishte Amatrice, e cila u rrafshua thuajse krejtësisht.

Kryebashkiaku, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.

“Këtu s’ka më asgjë. Rrugët hyresë e dalëse nga qyteza janë shkatërruar të gjitha. Gjysma e qytetit është fshirë krejtësisht. Ka njerëz nën gërmadha, ka pasur dhe një rrëshqitje dheu e një urë është në prag të shembjes. Është një tmerr, jemi pa dritë, pa linja telefonike, zjarrfikësit nuk kanë mbërritur akoma”, thotë një prej banorëve që fatmirësisht ka shpëtuar tërmetit.

Në fotot e publikuara nga mediat italiane duken se janë të pakta ndërtesat që kanë mbetur në këmbë, ndërsa qyteti të krijon përshtypjen e një zone lufte.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel