MPJ: Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmetet në Itali

24/08/2016 11:05

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se, “nga njoftimet e deritanishme nga ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar”.

“Duke ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave. Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar”, lexohet në komunikatë.

Ambasada jonë në Romë, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, vendos në dispozicion të tyre numrin e emergjencës +393420498192.

Top Channel