Melania, eskortë? Bashkëshortja e Trump padit mediat

23/08/2016 00:00

Të gjithë e kanë cilësuar atë thjesht si bashkëshortja bukuroshe e Donald Trump, por Melania dëshmoi se kur i cenohet imazhi ajo reagon madje edhe ashpër.

Ajo ka kërcënuar se do të padisë Daily Mail, Politiko dhe të paktën tetë media te tjera për shpifje.

Sipas avokatit te Melanie Trump gazetat kane shkruar se ajo ka qenë pjesë e një eskorte në New York gjatë viteve 90. Lajmet citonin një histori të publikuar nga një reviste sllovene, e cila shkruante se agjensia e modës ku punonte Melanie Trump, gjithashtu ofronte shërbime si eskorte për klientët më të pasur në New York.

Por për avokatin Charles Harder deklaratat janë shpifëse dhe të rreme. Revista Politiko është paditur edhe për një histori të rreme të emigracionit të Trump.

Mediat ende nuk kanë reaguar mbi veprimin e Melanie Trump, por ekspertët ligjorë thonë se Daily Mail është më e rrezikuar ndaj akuzave për shpifje për shkak se është e bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku ligjet për shpifje priren të favorizojnë paditësin.

Megjithatë disa dite më parë një raport tregoi se Donald Trump është në 650 milionë dollarë borxhe, dhe nuk dihet nëse kjo është një nga mënyrat që kanë zgjedhur së bashku me Melanie për të gjeneruar para.

Top Channel