Tiranë, alarm për bombë në redaksinë e “Report TV”

23/08/2016 00:00

Një alarm për bombë në mjediset e “Report TV” ka shkaktuar frikë tek stafi i këtij televizioni. Ka qenë një sms i mbërritur në numrin e redaksisë ku thuhej se në mjediset e godinës që gjendet pranë liqenit artificial kishte lëndë plasëse.

Policia dhe forcat xheniere evakuuan menjëherë stafin e televizonit, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm u mësua se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Uniformat blu identifikuan dhe ndaluan autorin e sms-së kërcënuese. Ai është shtetasi Shkëlqim Tarja, i cili nga të dhënat e para rezulton person me çrregullime mendore. Për momentin nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të ndërmerrte këtë veprim.

Top Channel