Raikkonen gati për Belgjikën: E bukur dhe e shpejtë!

23/08/2016 00:00

Pas pushimeve verore, kampionati botëror i Formula 1 është gati për t’u rikthyer në rrugëtim, me Çmimin e Madh të Belgjikës, në pyllin Ardenne. Një pistë legjendare, stil i vjetër, por që një piloti si Kimi Raikkonen i jesh shumë adrealinë.

Në fakt për finlandezin kjo është një nga pistat e preferuara, pasi në 20 garat e fituara në karrierë, 4 i ka fituar pikërisht në Spa-Francorchamps, gara e fundit e fituar me një Ferrari, në vitin 2009.

“Është pistë e vjetër me ngjitje dhe zbritje – shprehet Kimi – është në mesin e asgjësë. Më pëlqen shumë si pistë, edhe pse kthesa e fundit është modifikuar. Shpesh ka shumë vështirësi nga kushtet meteorologjike, por të jepet mundësia të paarakalosh dhe kjo është diçka shumë e bukur, si për pilotët dhe për spektatorët”, deklaroi Raikkonen.

Top Channel