De Boer: Do të fillojmë të luajmë si skuadër

23/08/2016 00:00

Në morinë e alibive që mund të ketë për startin zhgënjyes të sezonit, trajneri i Interit Frank De Boer e ka vënë gishtin te përgatitja fizike.

“Futbollistët më të mirë të skuadrës nuk kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje bashkë gjatë fazës dhe duhet të kthehen në kondicionin e duhur fizik, ndërkohë që kampionati tanimë ka filluar. Nuk është një situatë normale. Por kjo ndodh me të gjitha skuadrat që kanë organikën e tyre futbollistët që morën pjesë në Evropin apo në Kupën e Amerikës”, tha trajneri i zikaltërve.

Por pas disfatës në Verona holandezi gjen optimizëm: “Ajo që kam mësuar në këto dy javë që jam pjesë e skuadrës kam parë besim te futbollistët për punën që bëjnë. Më parë ishin shumë individualitete, ndërsa tani pak e nga pak do të fillojmë të luajmë si skuadër”, deklaroi Do Boer.

Me tej ish-tekniku i Ajax ka zbuluar se Perisiç nuk është aktivizuar nga minuta e parë “sepse nuk është mirë fizikisht. Kjo ishte arsyeja që nuk e ndërtova skuadrën rreth tij për ndeshjen në Verona”.

Top Channel