Filipine, gjendet perla më e madhe në botë

23/08/2016 00:00

Autoritetet në Filipine deklarojnë se kanë gjetur perlën më të madhe natyrale në botë, e cila peshon 34 kilogramë.

Faktikisht perla është gjetur 10 vjet më parë nga një peshkatar që nuk e kishte idenë e vlerës së saj dhe që e ruajti si një objekt fatsjellës.

“Ne u habitëm kur ai e solli tek ne”, thanë autoritetet. Këto të fundit po presin konfirmimin e ekspertëve, që nëse del pozitiv do ta bëjë objektin perlën më të madhe në botë.

Objekti, i cili nuk ka formën tradicionale të perlës, është 61 centimetër i gjerë, 30 cm i gjatë dhe nëse rezulton i vërtetë do të thyejë rekordin e mëparshëm të Perlës së Lao Tzu, që peshon 6.4 kg.

Top Channel