Bolt zhvendos ‘shfrenimin’ në Londër

23/08/2016 00:00

Kur të gjithë menduan se festat shfrenuese të Usain Bolt për medaljet e marra në Rio përfundonin në Brazil, rekordmeni xhamajkan provon krejt të kundërtën.

Bolt ka fluturuar menjëherë drejt Londrës, ku nuk ka humbur kohë për të vazhduar festimet. Ai është fotografuar në shoqërinë e një grupi vajzësh, dy prej të cilave, në orët e para të mëngjesit u panë të ngjisnin ashensorin për në hotelin ku qëndronte atleti.

Dhe gjithçka mbërrin pas ‘bëmave’ në Rio….dhe jo ato në pistën e shpejtësisë apo hedhjen e shtizës, por të tjerat në jetën e natës. Bolt u fotografua duke puthur një striptiste në një lokal nate në Brazil, më pas duke ‘provuar’ tëerk-un e një tjetre e në fund një natë pasionante me një studente braziliane, që thuhet se është e veja e një ish-baroni droge në Rio.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel