Pjesë e fortë e traditës pogradecare është kulinaria dhe një ndër personazhet më tipikë në qytet që e përfaqëson atë është “Babo”.

“Korani, ngjalat. Gjithashtu bëjmë edhe tava me zarzavate. Unë koranin e bëj me qepë, tavë pogradecare”.

Pogradeci është një me frymëzimin dhe jo më kot ky qytet ka nxjerrë emra të rëndësishëm në art. Ne zgjodhëm koloninë e artistëve dhe shkrimtarëve të rinj.

“Shqiptarët këtu gjejnë frymëzim. Ndoshta është kjo provinca, rutina e përditshme. Por në përgjithësi shkrimtarët e rinj shkruajnë në mënyrë të zymtë, pa optimizëm. Edhe unë shumicën e poezive ashtu i kam, pasi ky është realiteti”, shprehet shkrimtari Gerti Mullai.

“Kemi 6 vjet që kemi hapur një studio. Është një vend ku mund të bësh art, ku mund të bësh krijimtari”, thotë piktori Enxhel Gegprifti.

Marrim rrugën drejt Tushemishtit. Në hyrje një tabelë na tregon se ekziston një mozaik, por ndodhet e i fshehur në kishën e fshatit.

Ky mozaik, së bashku me atë të Linit, shfaqin kulturën e krishtere në shekullin e parë dhe të katërt para Krishtit.

Ndërsa, Driloni, një prej destinacioneve absolutisht më të bukura për t’u vizituar. Të gjitha këto pasuri ofrojnë një kënaqësi të madhe shpirtërore, ndonjëherë edhe materiale. Por sa i përket kësaj të dytës, shpesh banorët kërkojnë më tepër investim për të qenë me të njëjtin standard me shumë vende të tjera, sa i përket turizmit. 

Top Channel