Me ngjyrë dhe mbipeshë, Michelle Marie, e njohur në “Twitter” si “modelja e linjave të bëshme”, është gjendur përballë një rrebeshi fyerjesh nga përdoruesit e rrjetit social.

Abuzimet, një pjesë e të cilave me sfond racist”, kanë zgjatur për orë të tëra duke e lënë thellësisht të tronditur britaniken nga Oksfordi, e cila jeton prej tre vjetësh në Irlandë.

“Kthehu në tokën e të parëve”, ishte njëri nga mesazhet e drejtuar Michele-s së përzgjedhur përmes një rotacioni rastësor për të dhënë mendimin e saj mbi vendin ku jeton aktualisht.

E adoptuar kur ishte foshnje vetëm 10 ditëshe, e reja rrëfen se në venat e saj rrjedh gjak guajanas, xhamajkan dhe gjak i bardhë britanik.

“Nuk jam qytetare irlandeze e nuk kam ndonjë origjinë prej këtej, kjo është e vërtetë”, i është përgjigjur ajo fyerjeve.

“Por, sot, jetoj në Irlandë dhe faqja e hapur për të mbledhur dëshmitë e banorëve të këtij vendi, vlen njësoj për të gjithë”.

Profili The @Ireland në “Twitter” e ndryshon çdo javë personazhin duke prezantuar mëngjesin e çdo të hëne një individ të ri.

Michelle nuk është shënjestruar aty vetëm për ngjyrën e lëkurës, por edhe për formën e saj fizike pasi një pjesë e përdoruesve janë tallur me kilet e saj.

Top Channel