Fier, kundërshtojnë parkun. Banorët përleshen me policisë

23/08/2016 00:00

Projekti i Bashkisë së Fierit që parashikon rehabilitimin e hapësirave pranë xhamisë për të ndërtuar parkun qendror të qytetit është kundërshtuar nga pronarët e pronës, të cilët protestuan duke kërkuar kompesimin me çmimin aktual të tregut.

Gjatë protestave të zhvilluara me dite me radhë nuk munguan as përplasjet me uniformat blu.

Banorët shprehen se zotërojnë edhe titujt e pronësisë për pronën në fjalë, por drejtoresha e legjislacionit të Bashkisë Fier, Esmeralda Kapllanaj, tha për Top Channel se diçka e tillë nuk figuron në dokumentat e bashkisë. Nëse duan të kompesohen, shtoi ajo, ata duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës për shpronësimin.

Punimet për parkun qendror të Fierit pritet të zgjasin dy vjet dhe përfshijnë një sipërfaqe prej 2.3 hektarësh.

Top Channel