Mori ryshfet, Policia e Shtetit pezullon inspektorin

23/08/2016 00:00

Policia ka marrë masën e pezullimit nga detyra për inspektorin Muhamed Toka pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve filmike, ku ai merr para në këmbim të favorizimit të mjeteve për të kaluar pa radhë në doganën e Hanit të Hotit.

Efektivi merr para në të paktën 2 raste, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për  shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme  ka nisur hetimin penal për këtë rast.

Top Channel