Renato Arapi, zyrtarisht në Turqi te Boluspor

23/08/2016 00:00

Renato Arapi ka zyrtarizuar kalimin e tij te skuadra turke e Boluspor. Lojtari durrsak ka nisur kështu një aventurë të re larg Superligës edhe pse është në moshën 29-vjeçare.

Mësohet se bisedimet mes palëve kishin nisur prej kohësh, ndërsa gjatë orëve të fundit lojtari ka nënshkruan me klubin që militon në ligën e dytë turke. Kjo është konfirmuar edhe nga vet mbrojtësi me anë të një postimi në profilin e tij të “Facebook”-ut”, ku shkruan se tashmë është zyrtarisht një lojtar i Boluspor.

Për 6 sezone me radhë, Arapi ishte pjesë e Skënderbeut, duke e fituar po kaq herë kampionatin me korçarët, ndërsa gjatë kësaj vere ai u bashkua me Partizanin, ku mori pjesë në kupat e Europës me të “kuqtë”.

Në statusin e tij në “Facebook”, Arabi nuk lë pa falenderuar edhe tifozët, stafin dhe presidentin Demi të Partizanit për mbështetjen e dhënë gjatë periudhës që ai ishte pjesë e ekipit kryeqytetas.

Top Channel