Sassuolo e refuzon, Balotelli mund të përfundojë te Beshiktash

23/08/2016 00:00

Sassuolo refuzoi mundësinë për të afruar në skuadër sulmuesin Mario Balotelli, që është kthyer në Liverpool, pasi përfundoi periudha e huazimit te Milani.

Konfirmimi erdhi në fakt nga Drejtori i Përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali, që në një intervistë për RaiSport: “Mino Raiola na ofroi sulmuesin Balotelli, por ne e refuzuam”.

Por një stacion i ri për Marion mund të jetë Beshiktashi. Kështu shkruan “Mundo Deportivo”, sipas së cilës klubi turk është gati që ti bëjë një vend në skuadër sulmuesit italian.

Balotelli është refuzuar nga shumë skuadra në Itali ditët e fundit, ndërsa më parë edhe klubi që ka pronësinë e tij Liverpool, ka hequr dorë nga shërbimet e tij.

Top Channel