Elbasan, arrestohet nusja, dhunoni vjehrrën 68-vjeçare

23/08/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçareje pasi dyshohet se ka dhunuar vjehrrën e saj.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasja Xh. Q, 39 vjeçe , banuese në  fshatin Labinot Mal, Elbasan.

Sipas policisë, kjo shtetase gjatë ditës së djeshme në banesën e saj, në fshatin Labinot Mal dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q, 68 vjeçe.

Top Channel