DiCaprio dhe e dashura e tij përfshihen në një aksident

23/08/2016 00:00

Leonardo DiCaprio raportohet të jetë përfshirë në një aksident automobilistik në Hamptons gjatë fundjavës së bashku me të dashurën e tij.

Aktori hollivudian dhe modelja ishin duke udhëtuar me një makinë të tipit “Range Rover” kur janë përplasur me një makinë të tipit “Mini Cooper” që drejtohej nga një femër.

Sipas një dëshmitari okular, nga ky aksident nuk pati asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas po të njëjtën burim, DiCaprio i është drejtuar menjëherë makinës tjetër për të ndihmuar zonjën që kishte mbetur e bllokuar në mjetin e saj.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel