Kupa e Gjermanisë, Dortmundi kalon pa probleme

22/08/2016 00:00

Borussia Dortmund nuk has vështirësi në testin e parë sezonal të Kupës së Gjermanisë.

Nënkamionët udhëtuan në transfertën e Trierit ku sfiduan Eintrachtin modest në një 90 minutësh pa shumë histori duke e mbylur çështjen e kualifikimit me shumë lehtësi pas suksesit 3-0.

Tuchel zgjodhi të hidhte në fushë një formacion të denjë për një sfidë zyrtare duke preferuar të evitojë surprizat dhe diferencat në fushë u vunë re që në prekjet e para të topit ku Borussia mori kontrollin e ndeshjes dhe e gjeti golin e avantazhit që në minutën e 8 me autor japonezin Kagaëa.

Ishte sërish suluesi aziatik që dyfishoi shifrat në të 33-ën, ndërsa blerja e kësaj vere, Andre Schurrle trefishoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Gjatë pjesës së dytë, Schurrle, Rode dhe Dembele dolën nga fusha e lojës për të kursyar sa më shumë energji në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, ndërsa skuadra e dejtuar nga Tuchel e uli ndjeshëm ritmin duke u mjaftuar me tre golat e pjesës së parë që i dhuruan Borussias së Dortmundit për në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Top Channel