Plani për emigracionin? Trump e vë në dyshim

22/08/2016 00:00

Ndërsa mungojnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump bën një tjetër hap prapa se i përket qëndrimeve të tij, duke sinjalizuar se do të heqë dorë nga propozimi për deportimin e 11 miliona njerëzve që po jetojnë ilegalisht në SHBA.

Drejtuesja e fushatës së tij Kellyanne Conway tha se plani për deportimin masiv nuk ishte konfirmuar. Komentet e saj erdhën pasi Trump u takua me një panel të ri këshilltarësh hispanike.

Ndërsa vetë manjati i pasurive të patundshme pohoi për televizionin Fox News se nuk po luante, por se po kërkonte një plan sa më të drejtë.

Biznesmeni pritet të mbaje një fjalim lidhur me emigracionin ne Kolorado të enjten. Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kësaj çështjeje qe prej fillimit të fushatës se tij, duke u zotuar të krijojë një të ashtuquajtur forcë deportimi dhe gjithashtu te detyroje Meksikën të paguajë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me SHBA.

Por ndërsa po lufton të arrijë rivalen e tij demokrate Hillary Clinton në sondazhe, republikani po përpiqet të rrisë mbështetjet përtej votueseve të bardhë të klasës punëtore, duke kthyer sytë nga komuniteti hispanik dhe me ngjyrë.

Por edhe pse drejtuesja e fushatës se miliarderit deklaroi për CNN se ende nuk është vendosur asgjë për planin, Mike Pence, që garon krah Trump për postin e zv/Presidentit këmbënguli të hënën se planet e tij mbeteshin te pandryshuara…

Ndërkohë ekipi i fushatës së Hillary Clinton nxitoi të publikonte një deklaratë ku thuhej se planet e Trump për emigracionin nuk do të rishikoheshin pavarësisht sugjerimeve të Conway. Por nëse kjo do të ndodhte nuk do të ishte hera e parë që ai do të bënte një hap prapa në politikat e tij.

Top Channel