Zjarr në gomonen e policisë kufitare në Himarë

22/08/2016 00:00

Një gomone e Portit të Policisë Kufitare në Himarë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.

Sipas policisë, gomonia e cila ishte ankoruar në port, është djegur pjesërisht, ndërsa ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i këtij mjeti lundrues, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë, punonjës i Policisë Kufitare.

Paraprakisht bëhet me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës.

Top Channel