Shkëndija kërkon fitore ndaj Gent, motivim për tifozët

22/08/2016 00:00

Skuadra shqiptare e Shkëndijës, e cila militon në futbollin maqedonas, ka motivuar tifozët e saj në prag të një ndeshjeje historike në Europa League, që do t’i mundësojë në rast fitoreje, kalimin në fazën e grupeve.

Klubi nga Tetova kërkoi mbështetje maksimale në sfidën, e cila do të luhet këtë të enjte në Shkup, e për këtë vendosi përgjysmimin e çmimit të biletës në sektorët e ultrasve.

Përpara ndeshjes së kthimit në fazën play off të Europa League, ku të enjten pret në Shkup, belgët e Gentit, atmosfera te kuqezinjtë është shumë pozitive. Pas ecurisë fantastike në arenën ndërkombëtare, skuadra tetovare gjendet përpara takimit me historinë. 90 minuta ku kuqezinjtë kanë shansin më të madh për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League.

Për të bërë të mundur që tifozët në tribuna këtë herë të jetë edhe më të shumtë në numër, drejtuesit e klubit tetovar vendosën të stimulojnë publikun edhe pse do të luajë në një stadium ku klima ka qenë armiqësore në ligën vendase. Ndryshe nga sfidat e mëparshme, ku çmimi për një biletë kushtonte 200 denarë, ose 3,2 euro, tashmë një vend në stadium do të kushtojë vetëm 100 denarë.

Shkëndija ka shanse reale për t’u kualifikuar, pas humbjes minimale 2-1 në fushën e Gent. Ashtu siç ndodh gjithmonë me tifozët tetovarë dhe tifo-grupin “Ballistët”, atmosfera do të jetë elektrizuese pasi kuqezinjtë kanë premtuar një koreografi fantastike. Në impiantin “Filipi II” në Shkup.

Top Channel