“Rilindja Urbane”, nisin punimet në Belsh

22/08/2016 00:00

Projektet në kuadër të planit të transformimit të qyteteve në vend, që qeveria e ka pagëzuar me emrin “Rilindja Urbane”, nuk janë të përqendruara vetëm në qytetet e mëdha të vendit.

Pjesë e këtij plani janë edhe qyteza të vogla, mes të cilave edhe ajo e Belshit në rrethin e Elbasanit. Këtë të hënë, ka nisur puna për transformimin e qendrës së kësaj qyteze, që ka përfituar nga programi kombëtar i “Rilindjes Urbane”.

“Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re në Belsh dhe mjedisi përreth, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohen së shpejti në hapësirë publike me shije dhe cilësi europiane”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, duke e shoqëruar postimin me foto nga projekti dhe nisja e punimeve.

Punimet priten të zgjasin rreth 8 muaj dhe sipas këtij projektit e gjithë pjesa buzë liqenit të qytezës, do të çlirohet nga ndërtimet dhe do të shndërrohet në hapësirë publike për qytetarët.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel