“High Love” vazhdon të jetë kënga më e votuar e Top Listës

22/08/2016 00:00

Duket se fansat e Xhensilës janë më të kënaqur se kurrë me projektin e fundit të këngëtares, i cili për të tretën javë rresht kryeson klasifikimin e “The Top List”.

E publikuar prej 1 korrikut, “High Love” ka mundur të marrë miliona klikime në kanalin e “Youtube” si edhe është kthyer në një nga këngët  që luhet tepër në klubet e natës.

Në klasifikimin e kësaj jave kemi patur disa rënie të mëdha sa i përket renditjes së projekteve të reja të futura javën e kaluar ndërsa për këtë javë në “The Top List” nuk ka prurje të reja.

Duket se me fundin e muajit gusht po marrin fund edhe projektet e reja të publikuara për këtë sezon veror.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 36-të të “The Top List”, Top Awards:

1.    Xhensila – High Love
2.    Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
3.    Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
4.    Butrint Imeri – E Jona
5.    Alban Skenderaj – Engjell
6.    Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
7.    Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
8.    Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
9.    Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
10.    Elvana Gjata – Njesoj
11.    Alban Skenderaj – Duart Lart
12.    Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
13.    Lyrical Son – I re pishmon
14.    Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
15.    Young Zerka – Love
16.    Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrëm Dashuri
17.    Adrian Gaxha & Franques – My girl
18.    Besa – Hangover
19.    Dafina – Shot Calling
20.    Offchestra – Pa jelek

Top Channel