“Hallet” e Obamas si prind

22/08/2016 00:00

Më 4 korrik, presidenti Obama kishte dy festime. Së pari pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe së dyti ditëlindjen e 18-të të Malias, vajzës së tij të madhe.

Atë ditë, Obama do të tregonte se sa afrimitet ka me vajzën e tij, e cila këtë verë u vu në qendër të vëmendjes në dy raste; kur u filmua me gjasa duke tymosur marijuanë dhe herën e dytë duke bërë twerk, ndërsa ka raportime që ajo u shoqërua para me shpejtësi dhe para se të ndërhynte policia jashtë  një lokali ku po organizohej një festë.

Të gjitha këto kanë përfunduar tashmë dhe familja e parë amerikane u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ku do të jetojë deri më 1 janar të vitit të ardhshëm. Në kthim u vu re një ‘ftohje’ e Presidentit me vajzën e tij të madhe.

Duke zbritur nga “Air Force One”, Obama iu afrua Sashas, vajzës së tij të vogël dhe Malias i foli vetëm në një moment dhe ajo që i ka thënë e sigurtë që nuk ka qenë e mirë për vajzën, e cila bëri në fytyrë një buzëqeshje të ngrirë.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel