Trafikanti i drogës u maskua si plak, iu fsheh policisë për 4 muaj

22/08/2016 00:00

Arriti t’i fshihej policisë për 4 muaj, duke u maskuar si një person i moshuar, por në fund autoritetet amerikane arritën ta zbulojnë e më pas ta vënë në pranga 31-vjeçarin Shaun Miller.

Ishte shpallur në kërkim që prej muajit prill së bashku me disa persona të tjerë për pasi akuzoheshin për shpërndarje heroine dhe Shaun Miller kishte gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të mos rënë në duart e policisë. Trafikanti ishte maskuar si një i moshuar.

Pas hetimeve të detajuara, autoritetet amerikane kishin arritur të gjenin vendndodhjen e 31-vjeçarit dhe menjëherë vendosën të bastisnin shtëpinë ku ai jetonte në Massachusetts. Para tyre u shfaq një person me fytyrën e një të moshuari, por policia nuk kishte dyshime se personi ishte i kërkuari. Pasi i hoqën maskën u zbulua dhe identiteti i vërtetë.

Policia gjeti në banesën e tij dy armë të mbushura, disa sasi droge, si dhe 30 mijë dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel