Në radhë për “Suicide Squad”

22/08/2016 00:00

Vazhdon të mbizotërojë “box-office”-n amerikan “Suicide Squad”, përshtatja e librit për fëmijë që mbetet për të tretën javë rresht më e preferuara në kinematë e vendit, ndërsa shitja e biletave të saj ka sjellë 20,7 milionë dollarë këtë fundjavë.

Kritikët nuk ia kanë kursyer fshikullimat historisë së anti-heronjve me fuqi të veçanta që mblidhen për të mbrojtur qytetin e Gothamit nga një zemërim i një shtrige të lashtë. Por kjo nuk ka ndikuar shumë tek preferencat e publikut.

E dyta në listë për mbushjen e arkave vjen komedia “Sausage Party”,  e aktorit dhe njëkohësisht skenaristit Seth Rogen, e cila nga data 19 deri ne 21 gusht ka sjellë fitime prej 15.3 milionë dollarësh.

Filmi, ku interpretojnë aktorë të njohur si Salma Hayek, përqendrohet tek ushqimet e supermarketeve, dhe pavetëdija e tyre për atë çfarë ndodh pasi lënë raftet e dyqanit.

“War Dogs” me Bradley Cooper, Jonah Hill dhe Miles Teller, vjen e treta me 14,3 milionë të siguruara nga biletat.

Pas saj radhitet filmi i animuar “Kubo and the Two Strings”, të cilin e zbukurojnë zëra si ai i Charlize Theron, Ralph Fiennes dhe Mattheë McConaughey. Interesi ndaj aventurës 3D u përkthye ne 12,6 milionë dollarë fitime, duke lënë pas dhe risjellë në ekranin e madh të klasikut Ben Hurit.

Top Channel