Beteja për Dibrën, kandidati i PS kërkon votën e të rinjve

22/08/2016 00:00

Në ambientet e Qendrës së Edukimit dhe Kulturës, kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë.

“Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provikimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”, u shpreh kandidati Rama.

Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e bashkisë, zhvillimin e eknomisë dhe zhvillimin e Dibrës, ndaj shprehu bindjen se ajo do të bëjë zgjedhjen e duhur për të arritur një fitore të thellë.

“Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e saj. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj rradhë ta fitojmë këtë bashki e ta bëjmë një bashki me standard evropiane”, nënvizoi Rama.

Top Channel