Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra njerëz në ceremoninë e shenjtë

22/08/2016 00:00

Në festën e Abaz Aliut, përpara shumë pelegrinëve në malin e Tomorrit, kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi u ndal tek pozitiviteti që duhet ta shoqërojë shoqërinë tonë në këto kohë të vështira.

“Secili prej nesh duhet të ketë në mendje profetët dhe vështirësitë me të cilat ata u përballën gjatë jetesës së tyre në tokë”, tha ai.

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit është një festë që numëron gjithnjë e më shumë njerëz që e vizitojnë këtë vend në 2.400 metra lartësi për 5 ditë me radhë, nga 20 deri më 25 gusht.

Flijimi i qengjit është edhe simbolika e festës së Abaz Aliut, ku mishi i kurbanit u shpërndahet të pranishmëve në pelegrinazh. Sipas traditës bektashiane, çdo person duhet të vijë në malin e Tomorrit për pelgrinazh për tre vite me radhë.

Top Channel