Rusi, aktivisti anti-Putin kërkon azil në Ukrainë

22/08/2016 00:00

Një aktivist i njohur i opozitës ruse ka kërkaur azil në Ukrainë, kanë bërë të ditur autoritetet e këtij vendi.

Roman Roslovtsev, i njohur për protestat e tij kundër presidentit rus Vladimir Putin duke mbajtur në fytyrë një maskë të tij, hyri në Ukrainë përmes Biellorusisë.

Ai tha për një televizion lokal se kishte bërë kërkesë për azil për shkak të përndjekjes nga shërbimet ruse të sigurisë. Agjencia kufitare e Ukrainës deklaroi se një aplikim po shqyrtohet nga autoritetet e emigracionit.

Agjencia shpërndau një komunikatë ku nuk përmendej emri i Roslovtsev, por ku thuhej se, “një shkrimtar i famshëm rus”, i njohur për protestat e tij, kishte aplikuar për azil.

Roslovtsev, 36 vjeç, është ndaluar të paktën 9 herë nga autoritetet ruse pasi është shfaqur duke ecur në Sheshin e Kuq të Moskës me maskën e Putin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel