Kryeministri i Japonisë maskohet si Super Mario

22/08/2016 00:00

Brazili u dha përshëndetjen e fundit Lojërave Olimpike në një festë shumëngjyrëshe dhe ritmike, pavarësisht reshjeve të shiut që binin vazhdimisht.

Stadiumi “Maracana” u shndërrua në një skenë të vërtetë feste e karnevalesh që kulmuan me shpërthimin e fishekzjarreve.

Por, një prej momenteve më të mira të kësaj ceremonie mbylljeje ishte shfaqja e kryeministrit japonez Shinzo Abe me veshjen e personazhit të njohur të  videolojërave SuperMario. Ai u shfaq nëpërmjet një tubi, që në mënyrë simbolike përfaqësonte rrugët e lidhjes mes Rio De Zhaneiros dhe Tokios, ku do të zhvillohet edicioni i ardhshëm i Lojërave Olimpike, në vitin 2020.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel