Bulqizë, ushtron dhunë në familje, pranga 46-vjeçarit

22/08/2016 00:00

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Bulqizës kanë vënë në pranga një 46-vjeçar për ushtrim dhune në familje.

Burime policore lokale bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Dëfrim Lica, banues në fshatin Gjoricë.

Ndërhyrja e uniformave blu u bë pas sinjalizimeve se në banesën e tij 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit të Dibrës, për veprën penale “dhunë në familje”, shtojnë më tej burimet.

Top Channel