Protesta e trajnerëve mongolezë: zhvishen para arbitrave

22/08/2016 00:00

Dita e fundit e Olimpiadës la një episod aspak të këndshëm, që ndodhi në mundjen e lirë. Në ndeshjen për medaljen e bronztë të kategorisë 65 kg u vunë përballë Ikhtiyor Navruzov i Uzbekistanit dhe Ganzorigiin Mandakhnaran i Mongolisë.

Kur ishin sekondat e fundit të përballjes, mongolezi, i cili në atë moment po fitonte 7-6, nisi festën para kohe dhe kjo gjë i kushtoi shtrenjtë. Për këtë veprim u dënua dhe kundërshtari i tij fitoi ndeshjen dhe medaljen e bronztë.

Ganzorigiin, i habitur, u shtri në tokë duke qarë, ndërsa dy trajnerët e tij, duke bërtitur dhe duke bërë gjeste me duar, i hoqën rrobat duke qëndruar vetëm me mbathje përpara arbitrave.

Një formë proteste e pavend dhe shumë e papërshtatshme.

Top Channel