Bale e nis sezonin me dygolësh

22/08/2016 00:00

Reali i Madridit iu përgjigj Barcelonës duke fituar ndeshjen e parë në La Liga ndaj Real Sociedadit. Në “Anoeta”, skuadra e Zinedine Zidane fitoi rezultatin 3-0, për të marrë 3 pikët e para në kampionatin spanjoll.

Reali e  zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë me Gareth Bale, ndërkohë që i riu Asensio i çoi shifrat në 2-0.

Në minutat e fundit shtesë, Bale e ndëshkoi sërish Sociedadin, duke shënuar edhe golin e tretë për “Los Blancos”.

Ndërkohë, Atletico Madrid nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alavesit. Në ndeshjen që u luajt në “Vicente Calderon”, bardhekuqtë shënuan me 11-metërsh në minutën e 92, por goli i parë i Gameiro me Atleticon nuk pati vlerën e 3 pikëve pasi një minutë më vonë barazoi skuadra e ardhur nga kategoria e dytë.

Top Channel