Seria A, Milan fiton me vuajtje; Interi mposhtet nga Chievo

22/08/2016 00:00

Milani e nis mbarë sezonin e ri në Serinë A. Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella fituan një ndeshje dramatike me rezultatin 3-2. Bacca ishte heroi për Milanin me 3 golat e tij, njëri nga të cilët me 11 metërsh.

Torino nga ana e tij u përgjigj me Belotti dhe Baselli, duke i çuar shifrat në 3-2. Në minutat e fundit të shtesës, Belotti humbi shansin më të mirë për të barazuar, teksa pa Donnarumën t’i presë një penallti, ndërkohë që Milani humbi shërbimin e Paletës, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Debutim i hidhur për Frank De Boer në pankinën e Interit. Skuadra zikaltër u mund në Verona nga Chievo me rezultatin 2-0. Birsa ishte ai që i dhuroi këtë fitore Chievos pasi ishte autori i të dy golave, në minutat 49 dhe 81.

Bën befasinë edhe Pescara që ndali Napolin në barazimin 2-2. Skuadra e drejtuar nga Massimo Oddo mori avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë me Benalin dhe Caprarin, por napoletanët u kundërpërgjigjën me golat e Dries Mertens.

Top Channel