Zgjedhjet në Dibër, Basha: Rama mori në mbrojtje horrin e arsimit

21/08/2016 00:00

Kreu i Partisë demokratike ka vijuar sërish me akuzat ndaj kreut të arsimit në Dibër se ka shantazhuar mësuesit e kësaj zone për të votuar kandidatin socialist në zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Peshkopisë.

Sipas Bashës, mbrojtja që kryeministri Rama i ka bërë Drin Gjecit, konfirmon publikisht se qëndron vetë pas kësaj skeme të dhunimit të votës.

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike
Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber.

Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijeve te tyre.

Rama e legalizoi kete krim permes Luizes se tij te arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore ne qendra korrupsioni ku paguhen mijera euro per nje vend pune dhe ne motele ku trafikohen mesueset e reja per kenaqesine e pushtave te rilindjes.

Shantazhi qe u behet mesuesve te Dibres do te marre pergjigjen e merituar. Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimin per krimin zgjedhor te kercenimit per voten.

Ju bej thirrje arsimtareve dhe te gjithe te punesuarve te tjere ne Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.

Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin.

Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.

Top Channel