Shuhet kitaristi i “3 Doors Down”

21/08/2016 00:00

Ish-kitaristi i grupit të famshëm muzikor “3 Doors Down”, ka ndërruar jetë. Lajmin e konfirmoi babai i Matt Roberts.

38 vjeçari i shoqëruar nga i ati, ishte duke udhëtuar me të drejt West Bend, ku do të performonte në një event bamirësie për veteranët.

Në një rrëfim për mediat , i ati tha se Matt dhe ai udhëtonin shpesh bashkë për koncerte.

Në bisedën e fundit me të birin , Darrell kujton se Matt e kishte siguruar qe nëse i nevojitej gjë, t’ia kërkonte atij pasi ndodhej tek dhoma ngjitur. “Ai kujdesej gjithmonë shume për mua” – tha babai.

Vdekja e muzikantit mbetet mister. Detektivët e kishin zgjuar të atin duke i thënë se djali juaj ka ndërruar jetë. Data e autopsisë së trupit të tij është caktuar nga mjekët.

Darrell Roberts tha se djali i tij kishte luftuar me ankthin dhe ishte I varur nga ilaçet e depresionit që në kohen kur ishte pjesë e grupit “3 Doors Down”.

Një nga arsyet që Matt Roberts vuante nga ankthi është se ai nuk i pëlqente turmat dhe performanca para tyre i jepte tepër stres. I ati rrëfen se ai fliste shpesh me Matt për këtë çështje.

Arsyeja pse nuk kishte marre trajtime mjekësore është sepse familja besonte që djali kishte bërë përparime të mëdha pasi ishte shkëputur nga banda muzikore, por në fakt rezultoi e kundërta, Matt Roberts ndërroi jetë.

Top Channel