Chelsea sheh nga Juve, ofron 25 mln paund për Chiellinin

21/08/2016 00:00

Chelsea hedh sytë nga Juventusi duke vënë në shënjestrën e tij mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Sipas asaj që publikohet në tabloidin ‘The Sun’, skuadra londineze është gati t’i ofrojë Zonjës së Vjetër 25 milionë paund për të siguruar shërbimin e mbrojtësit të përfaqësueses italiane, një shifër kjo e konsiderueshme duke parë edhe moshën e Chiellinit.

Sigurisht është e vështirë që Juventus të marrë në konsideratë largimin e një prej shtyllave të mbrojtjes 10 ditë përpara mbylljes së merkatos dhe duke pasur parasysh që Benatia në janar do të bashkohet me përfaqësuesen marokene për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Megjithatë alternativat për skuadrën londineze në këtë pikë nuk mungojnë dhe njëri prej tyre është suedezi Lindelof, i cili ka një klauzolë në kontratën me Benfikën prej 30 milionë Eurosh.

Opsione të tjera për Blutë janë edhe Maksimoviç, i cili kërkohet edhe  nga Napoli apo Ogbona, largimin e të cilit West Hami mund ta pranojë vetëm në rast se Chelsea bën një ofertë të parezistueshme për të.

Top Channel