Talenti tjetër i Bolt! Hedhje shtize në distancën 56 m

21/08/2016 00:00

Usain Bolt nuk rresht së befasuari tifozët. Rekordmeni xhamajkan, fitues i 9 medaljeve të arta në karrierë, në Rio de Janeiro tregoi një tjetër talent tijin në atletikë.
 

Tashmë 30 vjeçar, Bolt festoi medaljen e artë të fituar në stafetën 4×100 m në disiplinën e hedhjes së shtizës.

Në stadium të pranishmit për të parë këtë shfaqje të Bolt ishin të paktë, kjo edhe për shkak se gjithçka ndodhi pikërisht në 01:40 me orën braziliane.

Bolt me shtizën në dorë pasi bëri një lloj nxehje bëri hedhjen e tij spektakolare në distancën… 56 m dhe duartrokitjet ishin të gjitha për të.

Top Channel