Karikatura është një ndër artet më të vjetër. Vetë koncepti i saj ka lindur si diçka për të ngarkuar.

Karikatura shqiptare u krijua bashkë më shtypin në kolonitë shqiptare në botë që nxorën gazetat e para, kryesisht në emigracion.

Faik Konica ishte i pari që i quan kartune dhe janë plot 95 të tilla në gazetën “Dielli”.

“Faik Konica pajton një karikaturist amerikan, Frank E Davidson. Në to kuptohet se është dora e Faik Konicës”, shprehet studiuesi i artit Agim Janina.
Në Shqipërinë komuniste karikatura u zhvillua shumë si gjini. Autorësia e saj u pasurua dhe simboli i karikaturave të shumta ishte Revista Satirike Hosteni.

“Karikatura shqiptare arriti të krijonte fiziomeninë e saj me personalitete. Nga viti 1945-1990 mund të kemi mbi 50 karakaturistë”, shton Agim Janina.
Pas kësaj periudhe karikatura pati një shterrje. Ajo lëvrohet nga pak njerëz dhe janë të pakta gazetat dhe revistat që e aplikojnë.

Endri Beqo është një ndër të paktit karikaturistë të rinj, megjithëse ai nuk ka gjetur hapësirë ende në shtyp.

“Realizoj tema sociale, portrete, bëj edhe tregime, poezi, përralla, por që karikatura pak kërkohet, nuk kërkohet shumë”, shprehet Endri Beqo, karikaturist.

Një karikaturë e mirë ngacmon me humor dhe ironi të hollë. Prandaj edhe ajo është një ndër artet më të receptueshme. Por vazhdimësia e saj ngre një pikëpyetje.

Top Channel