Të shtëna me armë në kryeqytet, 2 të shoqëruar

21/08/2016 00:00

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me përdorimin e armëve në Tiranë, ky është përfundimi që kanë arritur blutë e kryeqytetit pas hetimit paraprak të ngjarjes.

Policia është vënë menjëherë në lëvizjes pas një telefonate tek Salla Operative e Drejtorisë së Policisë, e cila njoftonte për një të shtënë me armë zjarri pranë rrugës së Kavajës.

Pas njoftimit për ngjarjen në vendngjarje drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie të cilat kanë nisur edhe punën hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje duke shoqëruar edhe dy persona.

Nga hetimi paraprak dyshohet se tre persona janë konfliktuar për motive ende te paqarta tek ish-parku i autobusëve dhe njëri prej tyre ka qëlluar një herë  me pistoletë në drejtim të një personi dhe janë larguar menjëherë.

Fillimisht u raportua për një person të plagosur, por fatmirësisht sipas policisë nga kjo ngjarje deri tani nuk rezulton të ketë persona të dëmtuar.

Mësohet se grupi hetimor ka mundur të identifikojë edhe dy persona si të dyshuar se janë përfshirë në konflikt duke bërë edhe shoqërimin e tyre, por nuk ka dhënë detaje rreth identiteti të tyre duke vijuar punën për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
1/3
Foto nga vendngjarja

Top Channel