OKB: Armëpushim në Alepo

21/08/2016 15:20

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Alepo. Vetëm ditën e shtunë, aktivistët raportojnë se 33 persona janë vrarë në luftimet në qytetin verior të Sirisë.

De Mistura ka bërë thirrje për të ndaluar të paktën 48orë luftën që të lejohet shpërndarja e ndihmave dhe evakuimi i personave të lënduar nga luftimet. Në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e fundjavës është edhe Ali Daqneesh. Djali 5-vjeçar nga Siria, imazhet e të cilit përlotën botën, tani ka humbur dhe vëllain e tij. Doktori që kishte në duar jetën e 10-vjeçarit tregon pamundësinë për ta mbajtur gjallë.

“Djali kishte shumë plagë, mushkëritë i kishte në gjendje të mjerueshme, kjo sepse kishte qëndruar për një kohë të gjatë në rrënoja. Zemra e tij u ndal tri herë dhe ne e rikthyem në jetë 3 herë, por për fat të keq, në fund ai vdiq”, u shpreh mjeku.

10-vjeçari nuk ishte nxjerrë nga rrënojat në të njëjtën kohë si vëllai më i vogël.

Top Channel