Kukës, ndalohet një shtetas turk në kërkim për falsifikim dokumentash

21/08/2016 11:00

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Kemal Aydin, lindur dhe banues në Tepecik.

Ndalimi i shtetasit u bë pasi drejtësia turke e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2012 për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vjet e 12 muaj burgim.

Top Channel