Serie A, Juventus debuton me fitore; Higuain shënon ndaj Fiorentinës

20/08/2016 00:00

Juventus ka mposhtur 2-1 Fiorentinën në ndeshjen e dytë të ditës së parë të sezonit të ri të Serie A.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Sami Khedira, që në minutën e ’37 goditi saktë me kokë një top të krosuar nga e majta.

Mysafirët kanë mundur të barazojnë vetëm në pjesën e dytë, në minutën e ’70, me anë të Kalininc, që devijoi saktë me kokë një goditje këndi nga e djathta.

Por gëzimi i tyre ka zgjatur fare pak, pasi 5 minuta më vonë, blerja e re e Juventus, Higuain, i sapofutur në lojë shtyu në rrjetë një grushtim të portierit Tatarusanu, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Top Channel