Roma i shënoi 4 Udinezes në premierë

20/08/2016 00:00

Roma e ka nisur mirë rrugëtimin e saj në Serinë A, në ndeshjen që çeli sezonin e ri futbollistik, duke mundur 4-0 Udinezen. Perroti ishte njeriu i ndeshjes për verdhekuqtë e Romës.

Pas një pjesë të parë shumë të komplikuar, me një mori rastet të finalizuara nga Dzeko, Roma në pjesën e dytë e korrigjoi shënjestrën, duke e gjetur plot 4 herë portën e fruilanëve.

Perroti i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi golin e parë me 11 metërsh në minutën e 65-të. Në të njëtën mënyrë, po me 11 metërsh, sulmusi i Romës i bëri shifrat 2-0.

Pas një asist nga Nainggolan, Dezeko e shkruajti emrin e tij te golashënuesit e ndeshjes, ndërkohë që për të vulosur rezultatin u desh edhe goli i katërt nga Salah, njëri nga më të mirët e takimit.

Që nga minuta e parë për Romën u aktivizua edhe Bruno Peres, mbrojtësi që Roma e mori vetëm pak ditë më parë nga Torino.

Top Channel