Suarez-Messi Show, Barcelona luan tenis me Betis

20/08/2016 00:00

Barcelona shkatërroi 6-2 Real Betis në ditën e parë të La Ligës dhe njëkohësisht në ditën kur katalanasve iu dorëzua trofeu i kampionit që e fitoi sezonin e kaluar në javën e fundit.

Në sfidën e parë, trajneri Ernique bëri një zgjedhje logjike dhe nxorri në fushë që nga minuta e parë Arda Turan si zëvendësuesin më të mirë të Neymar, i cili mbron ngjyrat e Brazilit në Lojrat Olimpike.

Ishte pikërisht turku i cili në minutën e 6 hapi siparin e golave për katalanasit. Miqtë barazuan me aksionin e parë që ndërtuan dhe atë përmes një goditjeje dënimi.

Castro mposhti portierin Bravo, i cili luajti ndeshjen e fundit me Barcelonën. Por sulmi i kampionëve ishte impresionues dhe brenda 5 minutave ata shënuan dy gola, një herë me Messi dhe një herë me Suarez.

Shfaqja e Barcelonës vazhdoi edhe në 45 minutat e dyta, me dy gola të Luis Suarez dhe një të “pleshtit argjentinas”. Uruguajani e nisi sezonin me trigolësh, ndërkohë që Messi u duk se e kishte lënë prapa krahëvë dështimin në verë me fanelën e kombëtares argjentinase.

Top Channel