Me një gjatësi prej 40 kilometrash, bregu i Liqenit të Fierzës është i tejndotur nga mbeturinat, kryesisht plastike, që shkarkohen në liqen nga lumenjtë gjatë sezonit të dimrit.

Drejtoria e Emergjencave ka kontraktuar një kompani private për pastrimin e bregut dhe hapësirën ujore në këtë periudhë që niveli i liqenit ka rënë.

“Kjo do të pastrohet me imtësi, deri tek pjesët plastike më të vogla. Kjo është një çlirim i mjedisit nga plastiket dhe ineret që lundrojnë mbi sipërfaqen e ujit”, thotë Arben Palushi, specialist mjedisi.

Gjatë kësaj kohe janë grumbulluar rreth 2 mijë thasë me mbetje, kryesisht plastike, duke pastruar një sipërfaqe të konsiderueshme të bregut të liqenit.

“Ky rpoces ka vazhduar nga data 1 gusht dhe akoma vazhdojmë. Për momentin jemi 8 punëtorë që pastrojmë vijën liqenore dhe do të vazhdojë”, thotë Liutrim Laçi, punëtor.

Për pastrimin e liqenit, Drejtoria e Emergjencave ka akorduar një fond prej 20 milionë lekësh.

Top Channel