Mallakastër, plagoset me çifte një 38-vjeçar

20/08/2016 00:00

Një 38-vjeçar është plagosur me armë gjahu paraditen e së shtunës në fshatin Kute të Mallakastrës.

Rreth orës 10:50, ai është dërguar në spitalin rajonal të Fierit dhe pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas një pune të detajuar ka bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas policisë, autori dyshohet të jetë një 24-vjeçari me inicialet F. M, banues po në fshatin Kute-Mallakastër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte.

Top Channel