Arnold Schwarzenegger s’ka ndërmend të heqë dorë nga sporti

20/08/2016 00:00

Është 69 vjeç, por nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sporti. Ish-guvernatori amerikan, ylli i filmave me aksion dhe 7 herë mister “Olympia”, Arnold Schwarzenegger ka inauguruar festivalin multisportive në Hong Kong.

Lançuar mbi 40 vjet më parë në Idaho, festivali organizohet tashmë në çdo kontinent, ku për disa ditë me radhë shfaqen për publikun dhjetëra sporte e aktivitete të ndryshme, workshope apo trendet më të fundit për shëndetin dhe fitnesin. Schwarzenegger thotë se për të e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar në 5 dekadat e fundit, është dashuria për sportin.

“Mendoj se nëse dëshiron të jesh i suksesshëm në gjithçka, duhet të kesh një qëllim. Për këtë, duhet të kesh një vizion, duhet të dish ku po shkon. Nuk ka rëndësi në qoftë se dëshiron të jesh mjek apo president apo futbollist. Kur isha 15 vjeç, unë doja të bëhesha kampion në bodybuilding, doja të isha si Herkuli”, shprehet Arnold Schwarzenegger.

Një nga eventet më të pëlqyera ishte ai për “Burrat e fortë”, ku disa konkurrentë ngritën pesha të jashtëzakonshme, mes tyre njëri tërhoqi një kamion 8 ton. Në Hong Kong ky festival është një sfidë për kulturën aziatike në përgjithësi ku njerëzit, kryesisht femrat, mendojnë se të jesh i dobët, do të thotë të jesh I shëndoshëm.

Top Channel