Arrest me burg 3 të akuzuarve për trafik

20/08/2016 00:00

Tre të arrestuarit në kuader të operacionit policor të koduar “Fundi i arratisë” do të hetohen nën masat e sigurisë arrest me burg.

Të arrestuarit Ludovik Kola, Enkeledi Myrto dhe Shpetim Hidri, u kapën në kushtete e flagrancës teksa po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit teëgjelbërt drejt Greqisë lëndë narkotike, armë dhe municione.

Më konkretisht atyre iu kapën 3,3 kg kanabis sativa, një pistoletë dhe 242 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy nga të arrestuarit, Ludovik Kola dhe Shpëtim Hidri kërkoheshin edhe nga autoritetet greke, pasi ishin arratisur nga burgu i Menemenit.

Top Channel