Shkodër, asgjësohen 5671 bimë kanabis, 3 të arrestuar

20/08/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “DEADFALL” duke asgjësuar në 24 parcela 5671 bimë narkotike, ndërsa janë vënë në pranga edhe 3 shtetas.

Droga është gjetur mbjellë në 24 parcela në fshatin Pepaj, Njësia Administrative Shosh, ndërsa është asgjësuar me anë të djegies.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Prel Dushku , 32 vjeç, banues në Grudë e Re, Artan Livalli, 23 vjeç, banues në Boriç i Vogël, si dhe L. Livalli , 21 vjeçe, banuese në Grudë e Re.

Top Channel