PD: Maxhoranca s’heq dorë nga kërcënimi i medias

20/08/2016 00:00

Partia Demokratike thotë se maxhoranca, pasi u tërhoq nga neni që kërcënon median në ligjin për Prokurorinë Speciale, e ka futur atë në ligjin për prokurorinë e zakonshme.

“Këta nuk heqin dorë nga kërcënimi mbi median! Me sa duket, të njëjtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorisë së zakonshme; ligj tjetër ky. Edhe këtë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atëherë kur opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinzare, edhe kjo është bërë në fshehtësi”, thotë nën kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Opozita shprehet e bindur se edhe ky nen i ri, që sipas saj vret lirinë e medias, nuk ka asnjë mundësi, as teorike që të kalojë.

“Opozita do ta kundërshtojë këtë tentativë të re të mazhorancës!”, thuhet në deklaratën e Bylykbashit.

Top Channel